Deri në ora 18.00 kanë votuar rreth  39 për qind e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje deri afër orës 18.00. Sipas këtyre të dhënave shihet se deri në ora 18.00, kanë votuar rreth 39 për qind e qytetarëve. Numri i votuesve që kanë votuar deri në orë 17:49 është 770 mijë e 79 apo 38.52 për qind e votuesve. Këto janë rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 2 mijë e 526 vendvotime të procesuara nga 2557 apo 98.79% të vendvotimeve. Procesi i votimit përfundon në ora 19.00.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova voton mes ngërçit politik dhe zhgënjimit qytetar

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë po mbahen nën hijen e një bllokade …