Kreshnik Radoniqi: Procesi i votimit nuk ndërpritet edhe nëse ndalet energjia elektrike

Kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi ka thënë se procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha komunat pa ndonjë problem që do të ndikonte në mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor. Gjatë konferencës për medie ai shtoi më tutje se janë raportuar disa probleme të tjera me mungesën e energjisë elektrike në komunën e Skenderajt, Malishevës, Novobërdës dhe Obiliqit. “Për të gjitha këto raste është njoftuar KEDS-i për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për rikthimin e energjisë elektrike dhe, sipas informacioneve, kjo ka ndodhur brenda një kohe të shpejtë” theksoi Kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi.Ai shtoi më tutje se procesi i votimit nuk ndërpritet edhe nëse ndalet energjia elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …