Deri tani janë zgjedhur 18 këshilla lokale në Komunën e Malishevës

Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal për Banjë dhe Kërvasari, ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e këshillit, si dhe kryetari e nënkryetari.  Kryetar i Këshillit Lokal është zgjedhur Gazmend Begaj, ndërsa nënkryetar Besnik Bytyqi. Në votime morën pjesë mbi 200 anëtarë ,U zgjodhën edhe nëntë anëtarë të kryesisë së këshillit  që përbëhet më 6 anëtarë nga Banja dhe 3 anëtarë nga Kërvasaria. Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …