Dëshmitari Jock Covey: Nuk kam dijeni për rolin e Azem Sylës e Sokol Bashotës në UÇK

Në gjykimin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dëshminë e tij e ka vazhduar ish-zëvendës shefi i UNMIK-ut, Jock Covey. Në ditën e dytë të paraqitjes së tij para trupit gjykues, Covey është marrë në pyetje nga Prokuroria. Ai u pyet konkretisht për rolin e figurave të njohura të UÇK-së, Azem Syla dhe Sokol Bashota, por u shpreh se nuk ka njohuri për këtë çështje. Prokurorja: A keni dijeni mbi rolet e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës? Covey: “Jo”, u përgjigj shkurtimisht ai. Po ashtu, ish-zyrtari ndërkombëtar u pyet edhe për një rast të supozuar të shkëmbimit të të burgosurve në janar të vitit 1999, por sërish mohoi të kishte njohuri. “Më lejoni të shtoj se në atë kohë nuk kam qenë i përfshirë. Kam punuar në Universitetin e Mbrojtjes. Kam qenë duke punuar në një libër që do të shfrytëzohej nga oficerët e së ardhshmes”, deklaroi Covey. Dëshmia e tij pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku Prokuroria dhe mbrojtja do të shtrojnë pyetje shtesë mbi rrethanat e kohës së luftës në Kosovë dhe aktivitetet e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon shërbimet pas mbylljes së qeverisë federale në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se, për shkak të mbylljes së …