Dëshmorët në Gllogjan i nderoi edhe Rifat Jashari, përfaqësues i familjes emblematike të kombit

Dëshmorët në Gllogjan i nderoi edhe Rifat Jashari, përfaqësues i familjes emblematike të kombit

Për të shfaqur nderim dhe respekt për betejën e lavdishme të bërë 18 vite më parë në Gllogjan, sot në këtë vendbanim ishte edhe Rifat Jashari, përfaqësues i familjes emblematike të kombit, familjes Jashari. Ai u shoqërua nga Hilmi Haradinaj, kryefamiljari i familjes së shquar për kontributin e jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare. Rifat Jashari e Hilmi Haradinaj në prani edhe të Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bënë ata homazhe dhe vendosen lule pranë varreve të 85 dëshmorëve të kombit. Për të respektuar dhe përkujtuar betejën e 24 marsit të vitit 1998 në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në njërën anë dhe ushtrisë dhe policisë së Serbisë në anën tjetër, sot në Gllogjan qëndruan delegacione të shumta nga vise të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …