leoni

Dëshmori Ilir Lushtaku është nderuar edhe nëpërmjet lojës së futbollit

Dëshmori Ilir Lushtaku është nderuar edhe nëpërmjet lojës së futbollit, ku në përvjetorin e 23-të të rënies së tij,  Klubi i Futbollit “Drenica” në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, përkatësisht Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, dhe me përkrahje të Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë organizuar turnir tradicional në futboll të madh “Kupa Ilir Lushtaku”.

Në këtë turnir, që është zhvilluar sot, kanë marrë pjesë 4 ekipe; veteranët e KF “Drenica”, veteranët nga klubi Kosova – Cyrih Zvicër, veteranët nga KF “Bashkimi” Kumanovë, dhe veteranët e klubit “Kosova”.

Pas ndeshjeve të zhvilluara, vendin e parë në këtë turnir e zunë veteranët e KF “Drenica”, vendin e dytë e zunë veteranët e klubit Kosova, ndërkaq të tretin veteranët e Bashkimit.

Në fund të aktivitetit sportiv, përveç kupës, medaljeve dhe shpërblimeve, është ndarë mirënjohje post-mortum për ish-veteranin e KF “Drenica”, të ndjerin Idriz Prekazi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …