Në Krushë të Madhe kujtohet 23 vjetori i Masakrës nga forcat serbe

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 23 vjetorin e Masakrës në Krushë të Madhe nga forcat serbe, ai ndër të tjera ka thënë: Më 26 mars 1999, në Krushë të Madhe, ndodhi masakra që do ta trondiste botën e civilizuar. Egërsirat serbe vranë e masakruan 241 fëmijë, gra, pleq e burra të paarmatosur. Sot e 23 vjet më parë, 64 shqiptarë të Krushës mbeten ende të zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Beogradi i pa penduar dhe njësoj kriminal po sikur në kohën e Millosheviqit, nuk hap arkivat, nuk dorëzon eshtrat për të qetësuar zemrat e familjeve, e as nuk liron të gjallët nëse ka të mbijetuar. Ky është gjenocid mbi popullatën shqiptare, për të cilin shteti serb duhet të dënohet sipas ligjeve ndërkombëtare. Serbia duhet të pendohet dhe të kërkojë falje për krimet e llahtarshme, por edhe duhet që drejtësia të prevalojë për ta fashitur dhimbjen e familjeve dhe kombit tonë. Lavdi martirëve të Krushës së Madhe! Kujtimi për ju do të jetojë dekadave e shekujve bashkë me kombin shqiptar!

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …