Dështon për herë e 34-të konstituimi i Kuvendit

Për të 34-ën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Bllokada politike po vazhdon, duke paralizuar funksionimin institucional për më shumë se katër muaj. PDK, LDK dhe Lista Serbe sërish refuzuan të propozojnë nga një anëtar për formimin e komisionit ad-hoc për votim të fshehtë, gjë që do të mundësonte një përpjekje të re për zgjedhjen e Albulena Haxhiut nga Vetëvendosje si kryetare e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, këmbëngul se Haxhiu është kandidatura e saj për kryeparlamentare dhe nuk ka plan për ta ndryshuar. Por partitë opozitare e konsiderojnë Haxhiun si një figurë përçarëse dhe kërkojnë që partia e Albin Kurtit të ofrojë një kandidat tjetër. Përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit është caktuar për të shtunën, më 21 qershor, por pa shenja kompromisi, zgjidhja mbetet e paqartë. Situata ka ngritur shqetësime serioze për funksionalitetin demokratik të institucioneve dhe për përfaqësimin efektiv të qytetarëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si …