DEZHT publikon thirrjen për aplikim në skemën e grandeve “Përkrahja e përpunuesve dhe pikave grumbulluese të qumështit në Komunën e Rahovecit”

Komuna e Rahovecit, përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm publikon thirrjen e skemës së granteve për “Përkrahja e përpunuesve dhe pikave grumbulluese te qumështit në Komunën e Rahovecit”. Kjo skemë e granteve do të mundësojë që projektet cilësore biznesore të implementohen dhe zhvillohen më tej, duke krijuar kështu vende të reja pune. Këto vende të reja të punës do të gjenerohen nga rritja e ndërmarrjeve ekzistuese që veprojnë në sektorët e qumështit me potencial të madh për zhvillim. Synimet specifike të kësaj thirrje për aplikim janë:

– Gjenerimi i vendeve të reja të punës.

– Zhvillimi i ndërmarrësisë që kontribuojnë direkt në zhvillimin e sektorit të qumështit.

Shuma e përgjithshme për këtë thirrje është 13,000.00 €. Grandi do të jepet për përpunues dhe pikat grumbulluese të qumështit në Komunën e Rahovecit, përkrahja do të jet e ndarë në kategori, varësisht nga sasia e grumbulluar e qumështit:

– Kategoria e parë nga një (1) deri në tre (3) milion litra qumësht.

–  Kategoria e dytë nga tre (3) deri në pesë (5) milion litra qumësht.

Për t’u kualifikuar për grand, aplikanti/ja duhet:

– Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, banor rezident i komunës së Rahovecit (dëshmohet me kopje të letërnjoftimit),

– Bizneset e regjistruara duhet që të kenë të shlyera të gjitha obligimet ndaj Komunës së Rahovecit(të dëshmohet me dokument),

– Të jenë pika grumbulluese ose përpunues të qumështit (të dëshmohet me dokument).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

– Formulari i aplikimit,

– Certifikata e biznesit së bashku me informatat ,

– ID e pronarit,

– Vërtetim qe i ka të shlyera obligimet ndaj Komunës së Rahovecit,

– Dëshmi se nuk ka obligime ndaj ATK-së,

– Konfirmimin e xhirollogarisë bankare,

– Projekt propozimi,

– Sasia e qumështit e grumbulluar ( të dëshmohet me sasinë e grumbulluar për vitin 2020).

Aplikacionet e plotësuara duhet dorëzuar në adresën:

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Komuna e Rahovecit

Rr. “ Sheh Myhedini”  pn, Objekti i ri. Kati i parë (I).

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është nga data: 05 deri me 16 tetor  2020.

Për të dhëna më të detajshme mund të gjeni në Vegëzën:

Thirrja per aplikim

Aplikacioni

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …