leoni

Vitia Colony of Arts 2020 bëri bashkë artistë nga vendet e ndryshme të Kosovës

Në fshatin Debelldeh të Vitisë, të shtunën është zhvilluar kolonia artistike “Vitia Colony of Arts 2020”. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, Milot Lala bëri me dije se shkaku i gjendjes pandemike në vend, sivjet kjo koloni ka qenë me numër të kufizuar të artistëve. Megjithatë sipas tij pjesëmarrësit ishin nga vendet e ndryshme të Kosovës si: Pejë, Ferizaj, Drenas, Lipjan etj. Ai potencoi se ky aktivitet tashme është tradicional në këtë komunë dhe shtoj se zhvillimi i këtij aktiviteti artistik do të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme. Kurse edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoj artistët duke i përgëzuar ata për veprat e tyre artistike. Përndryshe kjo koloni artistike ishte organizuar nga shoqata e artisteve figurativ “Gursel Sylejmani” ne bashkëpunim me Drejtorin për Kulture Rini dhe Sport të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …