Dezinsektimi hapësinor fillon nesër në Ferizaj

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se me datën 30.05.2018 në ora 20:00, fillon implementimi i projektit:

“DEZINSEKTIMI HAPËSINOR(Eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin  qytetit të Ferizajt”

Faza e parë do të fillon me datën 30.05.2018 nga ora 20:00 ku do të përfshihet ana perëndimore e qytetit, duke filluar nga Parku i Lirisë për të vazhduar tutje në rrugën “Brahim Ademi” deri të pishina “Matoshi”,ndërsa do të përfshihen edhe zona e FSK-së, zona te palestra e sporteve “Bill Klinton”, rruga “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, rruga “Zenel Hajdini”, rruga “Enver Topalli” dhe tregu i Gjelbërt deri në fshatin Nikadin.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …