Dhjetëra viktima nga aksidentet në Pakistan

Dhjetëra viktima nga aksidentet në Pakistan. Bëhet e ditur se të paktën 35 udhëtar kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë dy aksidenteve që kanë ndodhur sot me autobus në Pakistan. Autoritetet e këtij vendi kanë njoftuar se aksidenti i parë ndodhi kur një autobus, i cili po barte pelegrinë shiitë rrugës për në Iran nga Iraku, ra nga një autostradë në një luginë në veriperëndim të Pakistanit, duke i lënë të vdekur 12 njerëz dhe të lënduar 32 të tjerë, thanë policia dhe zyrtarët. Radio Evropa e Lirë bënë të ditur se disa orë më vonë, 23 njerëz humbën jetën kur autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një luginë në rrethinën Kahuta në lindje të provincës Punxhab. Në këtë aksident ka viktima edhe fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …