Limaj: 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie e dhimbje që kanë përjetuar tërë këto male te Berishës

Sot në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Kleçkë, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh nga familjarët e bashkëluftëtarët e tyre, drejtues të institucioneve si dhe qytetar të shumtë liridashës, anekënd Kosovës. Duke folur për rolin dhe rëndësinë e luftës çlirimtare në këtë anë por edhe më gjerë, bashkëluftëtari i dëshmorëve, Fatmir Limaj, i njohur gjatë luftës si komandant Çeliku, theksoi se 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie e dhimbje që kanë përjetuar tërë këto male te Berishës nën brigadën 121, e cila mori emrin e një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova, tani dëshmor i kombit. Fatmir Limaj shtoi më tutje se 25 gushti është datë që shënohet rënia e të gjithë dëshmorëve që kanë luftuar në radhët e Brigadës “121” pavarësisht datës se kur kanë rënë bashkëluftëtarët tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Murati

Valon Murati: Kosova po humb aleatët dhe po mbetet prapa, kriza politike po e thellon izolimin

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka ngritur alarmin për pasojat që, sipas tij, po i …