Haradinaj: Ismet Jashari ishte njëri ndër luftëtarët më të shquar të UÇK-së dhe burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare të dëshmorit të kombit, Ismet Jashari, i njohur gjatë luftës si komandant Kumanova. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se Ismet Jashari ishte njëri ndër luftëtarët më të shquar të UÇK-së dhe burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë anekënd Kosovës. “Fakti se për çlirimin e Kosovës luftonin edhe djemtë nga Kumanova e nga Tetova, përforconte moralin e trimave të UÇK-së. Ismet Jashari ishte shembull i luftëtarit shqiptar. Ishte në ballë të shumë betejave që turpëruan armikun, duke arritur me sukses vënien nën kontroll të UÇK-së të shumë zonave strategjike, sikurse Malisheva si një ndër zonat më të mobilizuara të luftës, e që shërbente si lidhje mes Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës. Pas rënies së tij, Brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut të UÇK-së mori emrin “Ismet Jashari – Kumanova”, duke lartësuar heroizmin e tij nëpër shumë beteja kundër armikut”, ka vlerësuar mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Buja: Deklarata e Mustafës e pamatur por e kuptueshme për gjendjen e tij frustuese

Shukri Buja shpërthen ndaj udhëheqjes së PDK-së: Gabimet u grumbulluan, askush nuk dha llogari

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ka drejtuar kritika …