Dhoma e Komitetit për Politikë të Jashtme: Njohja e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës është e përhershme

Dhoma e Komitetit për Politikë të Jashtme: Njohja e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës është e përhershme

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kyle Scott, ka thënë ditë me parë se Qeveria e Kosovës “nuk është e ashtuquajtura qeveri, por është Qeveri e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur”. Për këtë deklaratë të tij, ministri i mbrojtjes pro-Rusi i Serbisë, Aleksandar Vulin, denoncoi ambasadorin e SHBA-ve në Serbi duke thënë se ai duhet të largohet nga Serbia. Vulin tha në një deklaratë se ambasadori i SHBA Kyle Scott, “ka harruar se Serbia nuk është një koloni dhe se ai nuk mund të shkelë dinjitetin e vet”. Pas deklarimeve të Vulinit, ka reaguar Dhoma e Komitetit për Politikë të Jashtme, në krye me kongresistin Eliot Engel. “Njohja e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës është e përhershme”, thuhet në përgjigjen e tyre, kundrejt Aleksandar Vulin.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …