Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të çmimit të çimentos

Ngritja enorme çmimit të betonit për herë të tretë nga 1 janar 2022 e deri më sot ishte arsyeja kryesore që shtyu Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, sektori i ndërtimit, të mbledhi në një takim të përbashkët bizneset e sektorit të betonit e ndërtimit, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari dhe kryesuesen e Bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurencës (AKK) Naime Bunjaku Isufi. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë falënderoi Ministren dhe Kryesuesen e AKK për bashkëpunimin, duke u prezentuar ndryshimin e çmimit të çimentos nga viti 2019.

Ndërsa, Naim Mahmutaj si përfaqësues i sektorit të ndërtimit, theksoi që ndërtimtaria në Kosovë është në gjendje kaotike, ani pse sot në këtë sektor janë përqëndruar investimet më të mëdha, e gjithashtu është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.

Përfaqësuesi i sektorit të betonit, Bujar Avdyli shtoi që është e nevojshme të analizohen më në detaje arsyet që kanë shtyer deri tek një ngritje të tillë enorme të çmimeve të çimentos, e cila efektin më të madh e ka tek konsumatori final, sepse kjo do të ndikoj direkt në ngritje të çmimit të ndërtimit të objekteve të baninit si dhe atyre afariste.

Gjatë takimit bizneset e njoftuan Autoritetin e Konkurencës që të ketë parasysh faktin se “Titan Group” që është pronari i “Sharrcem” SH.P.K., ka në pronësi edhe fabrikat e çimentos që operojnë në rajon, siç është ajo në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.

Ministrja Hajdari përgëzoi Dhomën e Tregtisë për organizimin e lobimin për trajtim të sfidës së sektorit të betonit dhe shtoi që është tejet i nevojshëm bashkëpunimi i institucioneve me bizneset, ashtu që të luftohen dukuritë e papranueshme.

Ministrja dhe Autoriteti i Konkurencës gjatë diskutimit të hapur dëgjuan brengat e bizneseve dhe premtuan që do e analizojnë rastin në afat sa më të shkurtër kohor dhe të dalin më një përgjigje konkrete.

Gjatë diskutimit të hapur u theksuan edhe brenga tjera që preokuprojnë sektorin e ndërtimit dhe bizneset në përgjithësi, ku u kërkua nga MINT dhe AKK të ketë reagime dhe përkrahje më të shpejtë në rastet e situatave të jashtëzakonshme, siç është ngritja e çmimit apo të ngjashme.

Tutje, bizneset kërkuan përkrahje edhe për ndryshimin e çmimeve të kontratave publike të nënshkruara para pandemisë për shkak të rritjes enorme të çmimeve të importit të mallrave (aktualisht Kosova ka raportin import/eksport 90/10) sepse kështu bizneset po detyrohen të shkelin ligjet, siç është shitja nën çmimin e blerë.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …