Dibran Fylli: Së shpejti filmi artistik i metrazhit të gjatë “Dasma e maleve”

Se shpejti! 8.09.2023 – DITË PUNE NË TERREN Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Dasma e maleve” me temë nga lufta e lavdishme e UÇK-së. Filmi është duke u xhiruar dhe përgatitur për Cineplex, ku do të ketë përpos skenave të luftës edhe skena dëbimi, dhunimi, keqtrajtimi dhe si kurorëzim i gjithë këtyre edhe dasma e ushtarit të UÇK-së në rrethana lufte. Në film do të ketë edhe skena masive. Trajtimi i këtyre temave, po bëhen si asnjëherë më parë. Xhirimet me teknikën më të përsosur e me ekip profesionale. E gjitha kjo po realizohet sipas skenarit dhe regjisë së Ganimet Bytyqit me ekipin e aktorëve të mrekullueshëm e të përkushtuar për film. Realizimi i këtij projekti filmik nuk do të mund realizohej pa mbështetjen e donatorëve, si dhe vazhdimi i skenave tjera deri në finalizim kërkon mbështetje nga donatorë e artdashës. Mos hezitoni ta mbështetni filmin, sepse ndihma e juaj do ta jetësoi kujtesën historike të ngjarjeve më madhore të historisë sonë kombëtare, pra Luftën e lavdishme çlirimtare…

Kontrolloni gjithashtu

Angazhimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë për garantimin e rendit gjatë festivalit “Hardh Fest 2025”

Angazhimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë për garantimin e rendit gjatë festivalit “Hardh Fest 2025”

Me datë 05.09.2025 deri më 07.09.2025 është mbajtur Festivalit i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest …