Disa deputetë të Vetëvendosje nuk dinë ta shkruajnë fjalën “shqiptar”, në Formularin për Broshurën Parlamentare

Disa deputetë të Vetëvendosje nuk dinë ta shkruajnë fjalën “shqiptar”, në Formularin për Broshurën Parlamentare

Disa deputetë të Vetëvendosje nuk dinë ta shkruajnë fjalën “shqiptar”, në Formularin për Broshurën Parlamentare.  Kallxo.com publikoi një lajm ku dëshmohet se  deputetët: Milazim Salijaj, Luan Aliu, Alban Hyseni, Adriana Matoshi, Gramos Agusholli, Fitim Haziri, Enver Dugolli, Jetmire Vrenezi etj nuk kanë ditur ta shkruajnë drejt emrin, shqiptar.

Në formularët e publikuar nga Kallxo.com, shihet se në përshkrimin e kombësisë, disa e kanë shkruar “shqipëtar”, “shqipëtarë” apo edhe “shqiptarë”.

Regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i obligon ata që të plotësojnë pak të dhëna personale në Formularin për Broshurën Parlamentare.

Aty kërkohen emri e mbiemri, kombësia, datëlindja, vendlindja, statusi civil, partia të cilës i përket deputeti, arsimimi, njohja e gjuhëve të huaja, aktivitetet e deritashme të deputetit dhe të dhënat e kontaktit. (Kallxo.com)

Kontrolloni gjithashtu

Zahrie Podrimçaku-Subashi: Unë sot nuk festoj, por protestoj për shkeljet e të drejtave të mia

Zahrie Podrimqaku-Subashi: Letër e hapur drejtuar shtetit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Të nderuar përfaqësues të shtetit shqiptar, Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, …