Disa medie të huaja raportuan lidhur me ndalimin e trenit që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë

Disa medie të huaja raportuan lidhur me ndalimin e trenit që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë

Disa nga agjencitë dhe mediet botërore kanë raportuar për ndalimin e trenit që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë. Mediet raportojnë se  tensionimi i situatës nisi me ndalimin në Francë të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Treni ishte prodhuar në Rusi dhe ishte dekoruar me motive etnike dhe fetare serbe, me afreske, me shkrime në 20 gjuhë të huaja, përfshirë shqipen, ku ishte shkruar: “Kosova është Serbi”. “Treni nacionalist serb shkakton tensione në kufi të Kosovës”, Një tren i dekoruar me detaje nacionaliste serbe ishte nisur të shtunën nga Beogradi me destinacion veriun e Kosovës, por u ndal në kufi nga një manovrim që shkaktoi përshkallëzim dramatik të tensioneve ndërmjet armiqve që ishin në luftë më parë”, shkruan në artikullin e saj Associated Press. Treni serb nxit përshkallëzimin e tensioneve me Kosovën. Kosova ka ndaluar trenin serb që të kalonte në kufirin ndërmjet dy vendeve, me akuzat se ishte përgatitur që të hidhte në erë rrugën. Kosova e ka parë si provokim nga Serbia këtë tren”, shkruan BBC. “Kosova ka bllokuar të shtunën hyrjen e një treni nga Serbia që ishte afishuar me ngjyrat e flamurit serb dhe kishte fjalët ‘Kosova është Serbi’ të printuar, që shihet si një test për vendin e vogël ballkanik”, shkruan Reuters.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …