ROSU

Portali Sanxhakhaber: Kosova për herë të dytë ia ndaloi Serbisë hyrjen në veri

Mediet në Sanxhak dhe në Bosnje i kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve të djeshme ( 14 janar 2017)  në kufirin e Kosovës me Serbinë. Portali Sabxhahaber shkruan: Kosova për herë të dytë ia uli barrierën  Serbisë. Herën e parë kur në fillim të këtij muaji, ia ndaloi hyrjen në Kosovë kryetarit  serb, Tomisllav Nikolliqit, i cili ishte nisur për festat e Krishtlindjes. Sot barriera u ul sërish, kur u ndalua hyrja e trenit me mesazhe nacionaliste, me të cilin Serbia donte të provokonte konflikt në Kosovë.  Kryetari, Hashim Thaçi, urdhëroi Policinë që me çdo kusht ta ndalojë hyrjen e trenit në Kosovë. Natyrisht, ky reagim ka shokuar Beogradin. Ishte për keqardhje kur kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, i ankohej  Rusisë për këtë ndalesë. Beogradi po harron se Thaçi nuk është politikan boshnjak, e as Kosova Bosnje, ku serbët bëjnë çfarë të duan, komenton ky portal.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …