Fatlum Krasniqi

Fatlum Krasniqi: Muri, treni si rezultat i bisedimeve

Si duket liria e lëvizjes si e drejtë fondamentale e lëvizjes së lirë në mes qytetarëve dhe shteteve nga Qeveria dhe institucionet relevante të Kosovës si duket qenka kuptuar edhe treni rus që pritet të hyjë në Mitrovicë me parullën “Kosova është Serbi”. Është shqetësuese ky veprim dhe fyerje nga autoritetet serbe që po i bën vendit tonë që për çudi këto ngjarje Qeveria e Kosovës po vazhdon e të i kalojë në heshtje, nuk do mend kjo punë dhe nuk pres reagime nga miqtë tanë ndërkombëtarë përderisa në Kuvendin e Kosovës flitet për meditjet e deputetëve, ndërsa fletë arrestet e lëshuar nga Serbia nuk kanë të ndalur për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Një ndër reagimet që arrita të shohë është ai në gazetën Zëri, që për mua ishte paksa i çuditshëm nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti ku kishte thënë së: “Muri, treni… për shkak të fitoreve që i kemi arrit në bisedime”, është absurde dhe e konsiderojë jo serioze këtë deklaratë nga shefi i grupit parlamentar të partisë së parë ne vend, për arsye se nuk e di se për cilat te arritura e ka fjalën ky zotëria, kur se fundi kujtojmë murin që ndau Mitrovicën, demarkacioni, decentralizimin e një varg dështime që po vijnë si rezultat i këtyre bisedimeve. Duke kërkuar nga kjo Qeveri, që për hir të kauzës sonë kombëtare, për hir gjakut të dëshmorëve dhe gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit tonë të veprojë dhe ta tregojë autoritetin që e ka, duke ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi në menynë urgjente.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …