Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim Njësinë për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në kryje me Komandantin, rreshterin e klasit të parë Ryan Jonson me bashkëpunëtoret e tij. Gjatë këtij takimi janë diskutuar çështje të shumta se i përket ofrimit të shërbimeve shëndetësore, ku u theksua fakti se këto shërbime duhet të jenë shumë cilësore për qytetarët ferizajas. Po ashtu, u theksuan sfidat që po kalon Drejtoria e Shëndetësisë, siç janë burimet e kufizuara dhe nevojat për përmirësimin e kapaciteteve të stafit shëndetësor. Kërkesë e KFOR-it në këtë takim ishte qe stafi shëndetësor të përkushtohet më shumë tek rastet e dhunës ndaj gruas. Pjesëmarrësit e takimit ndanë perspektiva dhe ide për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në fushën e shëndetësisë, duke siguruar që qytetarët të kenë akses në shërbime shëndetësore të cilësisë më të lartë, përmes një partneriteti të qëndrueshëm dhe të përkushtuar.