Ditët e Diasporës 2019 në Deçan

Të  dashur bashkatdhetarë  dhe qytetarë të komunës së Deçanit! Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ju fton që të jeni pjesë e aktiviteteve në kuadër të ,,Ditëve të Diasporës 2019’’. Agjenda e Aktiviteteve : Datë 07 deri më 13 Korrik –Festivali ,, Nën braza të Kohës’’. Edicioni i dytë (Strellc i Ulët dhe Isniq), Datë 19 dhe 20 Korrik –Panair Veror 2019, (Hapja  e Panairit  veror, 19 Korrik, në  ora 16:00, në qendër të qytetit të Deçanit, ndërsa dita e dytë 20 Korrik, nga ora 16:00).

Datë 20 Korrik -,,Dita e Qethjeve të Deleve’’

(Aktiviteti fillon në ora 10:00, në bjeshkën e Strellcit , te ,,Stanët e Shalës”), Datë 26 Korrik –Koncert mikpritës për mërgimtarët dhe fëmijët e tyre, (Aktiviteti fillon në ora 19:00, në qendër të qytetit të Deçanit).

Datë 29 Korrik –Aktivitet në kuadër të promovimit të dialogut ndërkomunitar, (Aktiviteti fillon në ora 10:00, vizitë objekteve kulturore dhe fetare të Deçanit), Datë 30 Korrik –Koncerti,, Vihuela ‘’, (Aktiviteti fillon në ora 19:00, në kullën e Mazrekaj–Drenoc). Bashkatdhetarët gjatë ditëve të pushimit të tyre në Kosovë  do të kenë mundësinë që ta takojnë kryetarin e komunës së Deçanit Bashkim Ramosajn, çdo ditë pune, në zyrën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …