“Ditët e Mërgatës”, filluan në Ferizaj

Fëmijët ferizajas për më shumë se dy orë kanë kaluar qaste të këndshme me maskotat të cilat ishin ne sheshin e qytetit në Ferizaj. Me këtë aktivitet edhe zyrtarisht kanë filluar  “Ditët e Mërgatës”, që mbahet për nder të bashkatdhetarëve tanë.

Në hapjen zyrtare të këtyre ditëve ka marrë pjesë edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani, e shoqëruar nga bashkëpuntorët e saj.

“Ditët e Mërgatës”, po mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndërkaq këto ditë do të mbahen deri me 11 gusht,  me ç’rast do të ketë aktivitete të shumta kulturore-artistike.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …