Kryetari Nura ka pritur në ambientet e spitalit të qytetit, ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, dr.Rifat Latifi

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi dhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dr.Agron Mehmeti së bashku me stafin dhe mjekët e QKMF-së, kanë pritur në ambientet e spitalit të qytetit, ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, dr.Rifat Latifi me bashkëpunëtorë, i cili që në fillim të bashkëbisedimit, tha se vizita në Skenderaj është ndër më të emocionuarat. Kjo për faktin se është nga komuna e Skenderajt dhe për arsyeje të bashkëpunimit me mjekët dhe profesionistët shëndetësore të kësaj ane. Qëllimi i vizitës së ministrit ishte të njihet për së afërmi me punën dhe shërbimet që ofrohen në QKMF-në e qytetit dhe sistemin në tërësi të shëndetësisë, si dhe të ofrojë gatishmëri për të përkrahur Komunën e Skenderajt në projekte të fushës së shëndetësisë. Kryetari Nura duke i uruar mirëseardhje, e ka falënderuar ministrin Latifi, për vullnetin që të ndihmojë shëndetësinë në Skenderaj, me anë të projekteve qoftë infrastrukturore apo të fushave tjera. Ministri Latifi e ka përgëzuar Komunën e Skenderajt për sistemin e organizuar shëndetësor, ndërsa ka shprehur gatishmërinë që të përkrahë projekte në interes të sistemit shëndetësor dhe të qytetarëve. Palët janë pajtuar gjithashtu që të vazhdohet me kujdes nga ana e qytetarëve, tani kur rastet me COVID-19 janë shtuar, si dhe është bërë thirrje për vaksinim.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …