Edi Rama

“The Washington Post”, ka cituar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili raportin e Dik Martit e quan monstruoz

Gazeta autoritative  amerikane,  The Washington Post” ka shkruar lidhur me kërkesën e  Kuvendit të Shqipërisë drejtuar Këshillit të Evropës që të ndryshojë një rezolutë të vitit 2011 në të cilën thuhet se në Shqipëri është bërë trafik organesh gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Inicimi i kërkesës për anulimin e kësaj rezolute që pretendon se gjatë luftës së Kosovës janë marrë dhe trafikuar organe njerëzore nga luftëtarë të UÇK-së  është bërë nga Partia Socialiste. Gazeta amerikane ka nënvizuar se rezoluta që i kërkon Këshillit të Evropës të pastrojë Shqipërinë dhe Kosovën nga pretendimet e trafikimit të organeve është votuar me 125 vota pro dhe asnjë kundër në Kuvendin e Shqipërisë. Rezoluta e asaj kohe e Këshillit të Evropës bazohej në një raport të vitit 2010 nga senatori zviceran, Dick Marty. Hetuesi i Këshillit të Evropës kishte thënë se UÇK-ja ishte përgjegjëse për vdekjen e qindra serbëve, romëve dhe shqiptarëve etnikë të dyshuar për bashkëpunim me serbët gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë. Pas një hetimi 2-vjeçar e gjysmë, një prokuror i posaçëm i Bashkimit Evropian, kishte thënë se mungonin  prova të mjaftueshme për të akuzuar dikë për krimet e supozuara.

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …