Djali i simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi i bashkohet PDK-së

Shqiptar Adem Demaçi i bashkohet PDK-së

Shqiptar Demaçi, djali i Simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, në mbështetje të Kadri Veselit për kryeministër të ardhshëm të vendit. Veseli, ka shkruar se ndihet krenarë për bashkimin e Shqiptar Demaçit si profesionist në PDK. “Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar. Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, një prej kirurgëve më të shquar, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Shqiptari është i përkushtuar që energjinë e tij ta drejtojë në shëndetësi dhe ambient. Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist i dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …