KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor vendos që fushata zgjedhore fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor

Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka miratuar buxhetin për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme. Anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Qeveria në dorëheqje 5 milionë e 698 mije euro për organizimin e zgjedhjeve. Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se do të dërgojnë sot kërkesën për mjetet buxhetor, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka para nuk mund të vazhdohet puna e këtij institucioni për zgjedhjet. Enis Halimi, kryeshef në KQZ, tha se pa buxhet nuk mund të fillohet asnjë procedurë në përgatitjen e zgjedhjeve që kanë mbetur 42 ditë prej sot. Ndryshe, fushata zgjedhore fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 6 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …