Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Albulena Haxhiu: Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme dhe më e organizuar se tani

Lëvizja Vetëvendosje ia ka shuar edhe njëherë shpresat LDK-së për një koalicion të mundshëm. “Mollë sherri” mes dy partive po bëhet posti i kryeministrit i cili nuk po lëshohet nga asnjëra prej këtyre dy subjekteve. Këtë e ka ripërsëritur sot edhe ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Ajo përmes një postimi, ka thënë se Vetëvendosje asnjëherë nuk ka qenë më e përgatitur dhe organizuar si tani. “Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme dhe më e organizuar se tani. Janë dashur vite angazhim, punë e mobilizim për të arritur deri këtu. Të gjitha subjektet politike, kanë pasur rastin të qeverisin me vendin. Ne jemi dëshmitarë të mendësisë së mbrapsht të qeverisjes prandaj qytetarët asnjëherë më shumë nuk kanë qenë entuziastë dhe po e presin me padurim fitoren e Lëvizjes, e që do të jetë fitore e popullit dhe Republikës. Kosova asnjëherë si ka pasur punët më keq, Lëvizja Vetëvendosje! ka edhe programin por edhe kandidatin e duhur që e kthen shpresën, besimin e zhvillimin”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …