DKA në Deçanit i ka takuar drejtorët e shkollave të komunës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçanit, i ka takuar drejtorët e shkollave të komunës, ku Tema e takimit ishte:

– Shkollat dhe gatishmëria për fillimin e vitit të ri shkollor por, për shkak se, MASH kishte shtyer fillimin e mësimit deri më 14 shtator, u debatuan tema tjera rreth procesit të fillimit të vitit shkollor në situatat varësisht sjelljes së virusit COVID-19. Në takim ishte edhe Task Forca e udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Kryetari i SBASHK-ut dega në Deçan, Profesori Burim Avdiaj, kryetari i Këshillit të Prindërve Burim Bruqaj dhe akterë tjerë dhe njohës nga fusha e arsimit. Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, raportoi para Task Forcës rreth përgatitjeve që ishin bërë për fillimin e mësimit më 1 shtator. Më këtë rast, falënderoj të Parin e Komunës për angazhimin e Tij në procesin arsimor, krijimin e kushteve në infrastrukturën shkollore dhe përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e cilësisë në arsim. Gjithashtu, Vishaj foli edhe për testin e Maturës shtetërore që mbahet nesër. Në komunën e Deçanit janë tri qendra të testimit, dhe janë të gatshme për pritjen e maturantëve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …