Komuna e Vitisë vazhdon me rivitalizimin e objekteve shkollore

Komuna e Vitisë po vazhdon me rivitalizimin e objekteve shkollore në disa lokalitete të kësaj komune. Me këtë rast Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, ka vizituar nga afër punimet në rivitalizimin e shkollave në Pozheran, Goshicë, Sllatinë, Smirë, Kabash si dhe në fshatin Çifllakë ku janë duke vazhduar punimet në rregullimin e çerdhes publike. “ Në disa lokalitete të komunës sonë po vazhdojnë punimet në rivitalizimin e objekteve shkollore. Këtë po e bëjmë që nxënësit dhe personelit arsimor të kenë kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimorë. Komuna jonë është duke bërë të gjitha parapërgatitjet që në rast që hapën shkollat të kenë kushte sa më të mira. Urojë që gjendja e pandemisë të kalojë sa më parë dhe nxënësit tanë të ju kthehen bankave shkollore” u shpreh drejtori Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …