leoni

DKRS, publikon thirrjen për mbështetjen financiare publike për financimin e projekt propozimeve të, Klubeve, Shoqatave dhe OJQ-ve, për organizimin e aktiviteteve sportive

Në mbështetje të nenit 4 lidhur me nenin 13 të Rregullores MF-NR-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve për destinimin e mjeteve nga fondi për transfer dhe subvencione për OJQ të cilat operojnë ne teritorin e Komunës së Rahovecit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, bën këtë:

THIRRJE PUBLIKE

Për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të, Klubeve, Shoqatave dhe OJQ-ve, për organizimin e aktiviteteve sportive në Komunën e Rahovecit. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit u bënë thirrje të gjitha, Klubeve, Shoqatave sportive të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushat sportive, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zhvillimin dhe masivizimin e sportit dhe organizimin rinor gjithnjë duke u bazuar në politikat programore të Drejtorisë për Rini dhe Sport, në Komunën e Rahovecit. Klubet, shoqatat në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet  për organizimin e aktiviteteve sportive .

  1. Klubet, shoqatat– mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në organizimin e fushave sportive, përmes aktiviteteve si më poshtë:

Masivizim i sportit;

Ngritja e kapacitetit në fushën e sportit;

Organizime sportive; Promovimi i Vullnetarizmit

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt  është 350 € (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 20.000 € (euro). Mbështetja financiare e klubeve sportive do të bëhet sipas pjesëmarrjes së tyre në nivelet garuese. Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, pra nga dt.04.03.2022  dhe përfundon me datën 24.03.2022  në ora 16:00. Klubet, shoqatat  mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Periudha e zbatimit të projektit duhet të bëhet mbrenda vitit fiskal 2022. Propozimet do të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për Sport dhe shoqata:

–  Klubet, shoqatat të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Rahovecit;

– Klubet, Shoqatat mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Rahovecit;

–  Klubet, shoqatat të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të vitit paraprak nuk mund të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Rahovecit në këtë thirrje;

– Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;

–  Të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;

– Klubet, Shoqatat nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Rahovecit brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme. Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Rahovecit.

– Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë klubet dhe shoqatat, që janë të regjistruara si OJQ, në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës, po ashtu klubet të cilat janë të regjistruara si klube sportive në Komunën e Rahovecit, të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike.

Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected] .

Lista e dokumenteve të thirrjes publike

Për klube/shoqata:

Certifikata e regjistrimit të OJQ-së;

Certifikata e nr. fiskal;

Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);

Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.

Vërtetimin që nuk ka obligime tatimore (nga ATK)

Vertetimi nga DKRS-së, për mbylljen e e raportit për vitin paraprak.

Deklaratën për financim të dyfishtë.

Vërejtje/Kujdes: Projekt-propozimi, përfshirë, agjendën, aktivitetet, planifikimi dhe linja buxhetore në harmoni me qëllimin e projektit.

Formulari i aplikacionit ( shkarko)

Formulari i buxhetit ( shakrko)

Deklaratën për financim të dyfishtë ( shkarko)

Të gjitha aplikimet të cilat nuk do të kenë dokumentacionin e kompletuar nuk do të merren parasysh.

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe …