DKRS, publikon thirrjen për mbështetjen financiare publike për financimin e projekt propozimeve të OJQ-ve, shoqatave për organizimin e aktiviteteve  Kulturore e  rinore

Në mbështetje të nenit 4 lidhur me nenin 13 të Rregullores MF-NR-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve për destinimin e mjeteve nga fondi për transfer dhe subvencione për OJQ të cilat operojnë ne teritorin e Komunës së Rahovecit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, bën këtë:

THIRRJE PUBLIKE PËR KULTURË DHE RINI

Për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt propozimeve të,  OJQ-ve, shoqatave  për organizimin e aktiviteteve Kulturore e rinore në Komunën e Rahovecit. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit u bënë thirrje të gjitha, OJQ-ve, Shoqatave  të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës dhe rinisë, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zhvillimin dhe masivizimin e kulturës dhe organizimin rinor gjithnjë duke u bazuar në politikat programore të DKRS-së, në Komunën e Rahovecit. OJQ-të, shoqatat në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet  për organizimin e aktiviteteve Kulturore e  rinore.

  1. OJQ-të, shoqatat– mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në organizimin e fushave Kulturore e rinore , përmes aktiviteteve si më poshtë:

SEKTORI PËR KULTURË:

a)Festivale: Art figurativ, artin letrar, muzikë, folklor, vallëzim etj.;

  1. b) Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave kulturore:

aktivitete mujore, fuqizim i krijuesve të rinj, rezidencë artistike, ligjërata dhe hulumtime;

  1. c) Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, koncert, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;

  2. d) Shoqëri kulturoro Artistike: mbështetje të aktiviteteve vjetore, blerja e kostumeve, blerja e instrumenteve dhe pjesëmarrje në festivale;

  3. e) Trashëgimi kulturore dhe turizëm: fushata vetëdijesimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim, promovim i diversitetit kulturor, turizëm kulturor, platforma informative;

SEKTORI PËR RINI:

Përkrahja në fushën e edukimit jo-formal;

Promovimi i pjesëmarrjes  së të rinjve në proceset e vendimmarrjes;

Promovimi i Vullnetarizmit dhe punës praktike

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt  është 350 € (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 10.000 € (euro).

Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, pra nga dt.04.03.2022  dhe përfundon me datën 24.03.2022  në ora 16:00

OJQ-të, shoqatat  mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Periudha e zbatimit të projektit duhet të bëhet mbrenda vitit fiskal 2022.

Propozimet do të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit

Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë dhe rini:

–  OJQ-të, shoqatat të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Rahovecit;

–  OJQ-të, shoqatat mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Rahovecit;

–  OJQ-të, shoqatat të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të vitit paraprak nuk mund të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Rahovecit në këtë thirrje;

– Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;

–  Të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;

–  OJQ-të, shoqatat nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Rahovecit brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme. Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Rahovecit.

– Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të dhe shoqatat, që janë të regjistruara  në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës, po ashtu OJQ-të, të cilat janë të regjistruara si OJQ  në Komunën e Rahovecit, të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike.

Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected] .

Lista e dokumenteve të thirrjes publike

Për OJQ-të/Shoqata Kulturore/ Rinore

Certifikata e regjistrimit të OJQ-së;

Certifikata e nr. fiskal;

Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);

Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.

Vërtetimin që nuk ka obligime tatimore (nga ATK)

Vërtetimi nga DKRS-së, për mbylljen e e raportit për vitin paraprak.

Vërejtje/Kujdes: Projekt-propozimi, përfshirë, agjendën, aktivitetet, planifikimi dhe linja buxhetore në harmoni me qëllimin e projektit.

Formulari i aplikacionit  (shkarko)

Formulari i buxhetit ( shkarko)

Deklaratën për financim të dyfishtë (shkarko)

Të gjitha aplikimet të cilat nuk do të kenë dokumentacionin e kompletuar nuk do të merren parasysh.

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …