Kremlini zyrtar hodhi poshtë pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtynë Serbinë ta destabilizojë situatën në Kosovë

Dmitry Peskov; Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton Anadolu. I pyetur në një konferencë shtypi në Moskë nëse Rusia vendos ndonjë kusht për një takim të tillë, Peskov tha se kërkohet vetëm interes i ndërsjellë për një takim. Nuk kërkohen kushte për këtë. Kërkohet një dëshirë e ndërsjellë dhe vullnet politik për t’u angazhuar në dialog dhe për të zgjidhur çështjet ekzistuese nëpërmjet dialogut”, tha ai. Moska zyrtare mirëpret synimin e presidentit amerikan  për të zgjidhur çështjet nëpërmjet dialogut, vuri në dukje Dimitri Peskov.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …