KQZ

DnV: 3 për qind e vendvotimeve nuk janë hapur me kohë

Organizata jo Qeveritare “Demokracia në Veprim” njoftoi se nga të dhënat që kanë marr nga terreni kanë konstatuar se 3 për qind e vendvotimeve nuk janë hapur me kohë. Ismet Kryeziu nga kjo organizatë deklaroi se  “Demokracia në Veprim” i ka të angazhuar 500 vëzhgues të sistemuar në 500 vendvotime të mbështetur me 50 ekipe mobile e 60 vullnetarë”. Gjatë konferencës për medie ai theksoi se 93 për qind e vend votimeve janë hapur me kohë kurse 3 për qind janë hapur pas orës shtatë ku ka munguar materiali i duhur. Respektimi i masave kundër Covidit në 95 për qind të qendrave po respektohen. 97 për qind janë të pajisur më maska. Qasja e personave me aftësi të kufizuar e garantuar me kushtetutë edhe këtë vit rreth 30përind e qendrave nuk respektojnë kushtet minimale. Kemi matur edhe pjesëmarrjen e grave në këshillat e vendvotimeve ku për dallim nga viti 2019 ku kishim 35 për qind gra këtë vit kemi rënie me 31 për qind”, theskoi në mes tjerash, Ismet Kryeziu nga “Demokracia në Veprim”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …