leoni

Dodë Gjergji: Secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen

Gjatë fjalës së tij në meshën solemne të Krishtlindjes, e cila është mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji tha se secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen. “Shpresa dhe lumturia nuk gjenden te politika e pushtetit, as te lavdia, por në mënyrë të mistershme fshihet brenda dhuntive dhe hireve që i bartim prej Zotit, prandaj të gjithë që janë pagëzuar te Krishti duhet të jenë të shenjët e të papërlyer përpara tij në dashuri….nga kjo e vërtet kishtare jemi nxitur të bëhemi misionar të paqes për vendin tonë, që si paqedashës dhe paqbardhës të punojmë në ndërtimin e paqes njerëzore” vlerësoi ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji. Gjatë fjalës së tij, ai foli edhe për gjendjen aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ndërmjetësuesit e bisedimeve të cilit i porositi që të mos presin që pajtimi vetvetiu por të angazhohen me seriozitet më të madh në këtë drejtim. “Të përfshirit në lehtësimin e dialogut nuk bën të presin që pajtimi të vije vetvetiu por të angazhohen më seriozisht, të punojnë më me përkushtim dhe të jenë më të drejt në gjykimet dhe provokimet, ashtu që të mos lejohet që një konflikt i ri të vije në rajon përpara se të arrijnë paqen dhe pajtimin në mes popujve….sado që ka që e duna luftën, shumë më shumë janë zemrat e ndrojtura me shpirtin dhe dashurinë e hyjit që e duan paqen” tha në mes tjerash, ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji gjatë fjalës së tij në meshën solemne të Krishtlindjes, e cila është mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak, shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka shprehur optimizmin e tij për arritjen e një …