U internua në Kavajë nga pushtuesi italian, në dhjetor të vitit 1939, bashkë me vëllezërit, Hasanin, Hysenin, Nënën Havë dhe motrën, Buten.
Doli nga shtypi libri “Bytyçi im i dashur! Kujtime.” Me autor – Bajram Haxhi Demaliaj (Paci), me 300 faqe, me parathënie nga Ibrahim Hamza, Nënkryetar i Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1982-1991. Libri është përgatitur për botim nga Dr. Skënder Demaliaj, redaktore dhe korrektore Msc. Albana Demaliaj.
Në këtë libër bëhet fjalë për historinë e tij, të shtëpisë së Haxhi Mehmetit, të Bytyçit, të Malësisë së Gjakovës dhe të Kosovës, është historia e djeshme dhe e sotme.
Bajram Haxhi Demaliaj (Paci) ka lindur, më 10 qershor 1920, në fshatin Pac të Krahinës së Bytyçit.
U internua në Kavajë nga pushtuesi italian, në dhjetor të vitit 1939, bashkë me vëllezërit, Hasanin, Hysenin, Nënën Havë dhe motrën, Buten.
Mori pjesë në luftën kundër pushtuesit italiano-gjerman, fillimisht në Njësitin e Bytyçit, pastaj në Çetën “Bajram Curri”, në Batalionin “Bajram Curri” dhe në Brigadën XXV Sulmuese.
Pas çlirimit ka mbajtur detyra të rëndësishme partie e shtetërore në rrethin e Tropojës:
- Kryetar i Lokalitetit të Pacit – 25vjet.
- Përgjegjës i Seksionit të Bujqësisë në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Tropojë – 1 vit.
- Zëvendëskryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Tropojë – 2 vjet.
- Anëtar i Byrosë së Partisë dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Tropojë – 22 vjet.
- Është dekoruar më 11 Urdhëra e Medalje Lufte e Pune.
U nda nga jeta, më 24 maj 2001 në Tiranë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
