Donald Trump duhet të udhëtojë më shumë për t’i njohur myslimanët, ka thënë Edi Rama

Donald Trump duhet të udhëtojë më shumë për t’i njohur myslimanët, ka thënë Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përsërit vazhdimisht akuzat kundër Donald Trumpit, kandidatit që kërkon votën e republikanëve për të garuar në postin e kryetarit  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka deklarua se  zgjedhja e Trumpit do të jetë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara”. Në një intervistë për gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest, Rama tha se “deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese.  Por në këtë pikë ka ndërhyrë, gazetari i njohur duke i tërhequr vëmendjen se kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër. Ai u përgjigj se nuk po flet për zgjedhjet e një vendi tjetër, por sipas tij është duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropoian. Ai ka thonë se zgjedhja e Trumpit është një kërcënim së pari për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama e këshillon Donald Trumpin të udhëtojë më shumë për të njohur myslimanët.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …