Trump thotë se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në SHBA për shkak të pandemisë së koronavirusit

Donald Trump: Nuk është punë e Shteteve të Bashkuara të “shërbejnë” si agjenci e zbatimit të ligjit për shtetet tjera

Kryetari amerikan, Donald Trump ka përsëritur synimin e tij për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan dhe për të zvogëluar numrin e trupave në këtë shtet. Trump i ka thënë Kongresit gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit se nuk është punë e Shteteve të Bashkuara të “shërbejnë” si agjenci e zbatimit të ligjit për shtetet tjera. “Ne jemi duke punuar për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës, ashtu që të kthejmë në shtëpi trupat tanë”, ka thënë Trump në fjalimin e tij gati 1 orë e 20 minuta. Trupat amerikane kanë luftuar në Afganistan nga viti 2001. Aktualisht rreth 14,000 trupa kanë bazën në Afganistan. Trump ka thënë sërish se Shtetet e Bashkuara do të mund të fitonin shumë lehtë luftën në këtë shtet, mirëpo kjo do të rezultonte me numër të madh të viktimave.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në …