Komisionari i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Oliver Varhely do ta paraqes propozimin e KE-së për zgjerim

Komisionari i Zgjerimit në BE, Oliver Varhely do ta paraqes sot propozimin e Komisionit Evropian për zgjerim

Komisioni Evropian dhe komisionari i Zgjerimit Oliver Varhelyi sot do të paraqesin propozimin e tyre për zgjerimin. Burime nga komisioni thonë se propozimi ka marrë parasysh qëndrimet e shteteve anëtare dhe “interesat gjeostrategjike të BE”, por edhe interesat e vendeve që duan të hynë në bllokun evropian. Varhelyi sqaron se metodologjia e re do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Ai kërkon një proces më dinamik dhe më me kredibilitet për zgjerimin. Sipas komisionarit, këtë metodologji nuk duhet ta aplikojnë Serbia dhe Mali i Zi, të cilat i kanë nisur negociatat me rregullat aktuale. Por pritet që edhe në negociatat me këto dy vende të kenë modifikime dhe përshtatje sipas metodologjisë së re dhe të vjetër. Të gjithë në Bruksel insistojnë që synimi i fundit i negociatave të jetë anëtarësimi i plotfuqishëm në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …