Donald Tusk përgëzon Kosovën për Demarkacionin: Jeni më afër heqjes së vizave dhe model për fqinjët

Donald Tusk përgëzon Kosovën për Demarkacionin: Jeni më afër heqjes së vizave dhe model për fqinjët

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk,i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, është takuar me kryetarin e vendit, Hashim Thaçin. Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media me Thaçin, Tusk deklaroi se vizita e tij në Kosovë rikonfirmon edhe njëherë mbështetjen e BE-së për integrimin e vendeve të rajonit. “Vizita ime sot është një pjesë e një udhëtimi të gjerë në rajon për të përgatitur samitin e Sofjes. BE-ja duhet të rikonfirmojë edhe njëherë mbështetjen e saj për anëtarësimin e rajonit. BE-ja është dhe do të vazhdojë të jetë partneri kryesor i rajonit. Samiti duhet të përmirsojë lidhjet brenda rajonit, e gjithashtu shkëmbimet njerëzore si programi Erasmus”, deklaroi Tusk.

Ai duke folur për Kosovën i përgëzoi autoritetet kosovare për ratifikimin e Demarkacionit, ku këtë e cilësoi si një hap të madh drejt liberalizimit të vizave.“Para se gjithash dua të ju përgëzoj për ratifikimin e Demarkacionit, kjo i ka mundësuar Kosovës që të bëjë një hap tjetër për t’iu afruar liberalizimit të vizave. Tani e di për të mirëqenë se ju nuk do të ndaleni mirëpo do të vazhdoni me procesin e reformave, dhe do bëni çdo gjë në interes të vendit tuaj. Më besoni se të gjitha kolegët e mi në Bruksel i çmojnë lartë të arriturat tuaja, kjo mund të shërbejë si një model për fqinjët tuaj”, shtoi Tusk. Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se është e vetmja alternativë për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. “Ne diskutuam edhe për dialogun, pa normalizim gjithëpërfshirës nuk shoh sesi mund të bëhet një përmirsim i marrëdhënieve me BE-në, pas takimit që kisha me zotin Vuçiq dhe sot me presidentin tuaj unë jam shumë më optimist dhe më pak i kujdesshëm”, u shpreh Tusk. Ai në fund të kësaj konference falënderoi presidentin Thaçi për kohën dhe kapitalin personal të shpenzuar në dialogun me Serbinë, dhe u siguroi atyre se një gjë e tillë do të shpaguhet në të ardhmen.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …