Dr. Ilaz Hysaj: Barku, truri ynë i dytë II

Dr Ilaz Hysaj: Barku, truri ynë i dytë   II

100.000 miliard bakterie që popullojnë trupin tonë, kanë interesin e tyre  t’a ruajnë  të shëndetshëm nikoqirin e tyre : NJERIUN. 7miliard e 250 milionë njerëz  që e popullojnë planetin e tokës  me sjelljet e tyre çdo ditë e më shumë po e degradojnë atë duke  i rrezikuar pasardhësit e tyre.!

KUSH NDIKON NE SISTEMIN TONE ENTERIK APO NE TRURIN E DYTE ?

 Në sistemin tonë digjestiv  jetojnë bashkë  me neve hiç  më pak se 100.000 miliardë bakterie të ndryshme të cilat kanë ADN-në   e vet specifike.

Ky organ frik i “zbuluar” nga shkencëtarët   quhet  MIKROBIOT  dhe peshon  1.5 kilogram.

Gjenet  tona që trashëgojmë nga prindërit tanë do të hynë në interaksion me gjenet e miliardë bakterieve që do ta popullojnë foshnjën e posa lindur që në ditët e para të jetës. Foshnja në mitrën e nënës nuk ka asnjë bakterie. Eshalonin e pare të bakterieve ajo  do ta marrë nga flora vaginale gjatë kalimit nëpër rrugët e lindjes si dhe nga kontakti i parë me nënën dhe mjedisin ku ka lindur. Shumë shpejtë flora bakteriale do të kompletohet dhe do të luaj një rol primordial në zhvillimin tone fizik por sipas të gjitha gjasave edhe në sjelljen tonë psiko afektive

Një  fushe e re mjaft pasionuese e hulumtimeve klinike në lidhje me mikrbiotin  është hapur  dhjetë vitet e fundit. Një shpresë e re për të kuptuar dhe mjekuar shumë  sëmundje metabolike, neurodegjenerative dhe psikosomatike po shfaqet në horizont.

Dr Karl Peron  bakteriolog nga universiteti i Gjeneves  thotë se  mikrobioti është organ në kuptimin e plotë të fjalës i cili merr pjesë  në transformimin e ushqimit , digjerimin e tij. Ato na mbrojnë nga bakterjet tjera patogjene që synojnë të popullzojnë organizmin tonë, ato prodhojnë vitamina  dhe substanca tjera që forcojnë mbrojtjen tonë imunitare duke influencuar në metabolizëm.  Ato na ndihmojnë për të luftuar shumë inflamacione dhe alergji.

Por të dhënat e reja shkencore flasin se këto mikrobe komunikojnë edhe me trurin tonë përmes disa substancave kimike që e përcjellin mesazhin se si ai duhet të sillet.

E çuditshme, por e vërtetë.

Është bërë një eksperiencë me dy minj, njëri  i qetë dhe anksioz  e tjetri aktiv dhe  kurioz. Është bërë ndërrimi i mikrobiotit , dth.mikrobioti (materiet fekale) nga zorrët e njërit mi i është transplanruar miut tjetër dhe anasjelltas. Rezultati ishte befasues; miu  i qetë tregohej shumë aktiv e miu aktiv i qetë në sjellje. Pra mikrobioti ka një influencë të mirëfilltë në sjelljen tonë, por deri ne çfarë shkalle dhe më çfarë mekanizmi egzakt, mbetet të konfirmohet gjatë studimeve të ardhshme klinike.

Një gjë dihet, se rezultatet e para të studimeve klinike në transplantin e mikrobiotit tek njeriu ( që konsiston ne injektimin, përmes rrugës rektale apa nazogastrike të materieve fekale të holluara nga personi i shëndoshë, që mendohet se ka një mikrobiot të ekuilibruar, tek  personin me një patologji metabolike, si obeziteti, diabeti, kanë treguar shenjat e para të efikasitetit.

A do të mund të mjekohet  depresioni dhe sëmundjet tjera psikoafektive përmes probiotikëve? Mbetet të konfirmohet në të ardhmen.

Një gjë është e qarte: ADN-ja  njerëzore  përfaqëson vetëm 10 për qind të kapitalit gjenetik të organizmit tonë  kurse  ADN-ja  bakteriale  është shumicë ,me 90 për qind.

Kush ka ndikim më të madh, gjeni human që e trashëgojmë nga prindërit tanë  apo gjeni arkaik batkerial që përcillet që nga krijimi i jetës në tokë ?

A ka gjasa te klasifikohen njerëzit në bazë të  tipit të bakterieve që jetojnë në trupin e tyre gjegjësisht në « enterotipe » ?!

Njeriu duhet të kuptojë këtë raport dhe me sjelljet e tija të ruaj këtë ekosistem.

Kthimi në teknikat relaksuese  të aplikuara moti në lindje si: meditacioni, joga, hipnoza, autsugjestioni, që bazohen në gjendjen e vetëdijes së modifikuar, krijojnë një ndjenjë të mirëqenies së fuqishme që buron pikërisht nga barku dhe ngrihet përpjetë.

Për të përjetuar këtë ndjenje  truri ynë i parë, apo vetëdija , duhet të zbresë një stad më poshtë  dhe të lihet në dirigjimin e hipnoterapeutit, sofrologut dhe teknikave  tjera relaksuese.

Këto teknika të relaksimit, multinacionalja japoneze TOYOTA, ka vite që i aplikon me punëtorët e linjës së prodhimit për të rritur rentabilitetin.

Dinamika marramendëse   e mondializimit, stressi, ushqimi i dezekulibruar me plot pesticide, hormone, kuzhina fastfudiane, pijet e shumta gazuese apo koktelet e ndryshme me koncentrate frutash që po e spostojnjë çdo ditë e më shumë ujin e pastër të burimit, dhunimi i natyrës me ndërtime urbane, thithja  dhe ingjestimi i materieve toksike që hidhen në ajër, janë duke e modifikuar gradualisht mikrobiotin tonë i cili po përcillet edhe me modifikimin e sjelljes sonë.

Sot, në kabinetet e psikologëve , përveç testeve për të matur koeficientin intelektual QI, në mënyre sistematike bëhen edhe testet për të matur koeficientin emocional apo QE.

100.000 miliard bakterie që popullojnë trupin tonë, kanë interesin e tyre  t’a ruajnë  të shëndetshëm nikoqirin e tyre : NJERIUN.

7miliard e 250 milionë njerëz  që e popullojnë planetin e tokës  me sjelljet e tyre çdo ditë e më shumë po e degradojnë atë duke  i rrezikuar pasardhësit e tyre.!

Sipas të gjitha gjasave  njeriu me mendjen  e tij nuk mund të kontrollojë  100.000 miliardë bakterijet që popullzojnë trupin tonë.

Por  nuk mund të thuhet e njëjta gjë për këtë galaksi  njëqelizorësh të cilët  përdorin trupin tonë si substrat  për të jetuar dhe për t’u  shumëzuar. ATA ushtrojnë  ndikim absolut në ekzistencën tonë. Nëse mendja jonë nuk i  kontrollon njëqelizorët e barkut,  atëherë  ngelë  të  zbulohet  se në  ëfarë  shkalle “mendja” e  tyre  dirigjon me mendjen tonë.

Rezultatet e shumë studimeve  që po bëhen në këtë drejtim do të na tregojnë  se  cili është kryesori : truri i kokës apo truri i barkut?

Dr Ilaz HYSAJ, Lille 5 Dhjetore 2014

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …