Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl Bekteshi është pensionuar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionale dhe humane. Me këtë rast, ai u prit nga kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili në emër të institucionit e falënderoi për kontributin e çmuar ndër vite dhe i ndau një mirënjohje për angazhimin e tij shembullor.
Dr. Bekteshi, përveç punës së tij në sistemin shëndetësor, ka dhënë një kontribut të veçantë edhe para luftës, si pjesë aktive e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë”, duke ndihmuar në kujdesin shëndetësor të qytetarëve në rrethana të vështira. Ai ka qenë për gati tri vite gjithashtu edhe profesor, duke dhënë dije dhe frymëzim brezave të rinj.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
