Brickos

DR.LUL RAKA “TANI MË SHUMË SE KURRË KEMI NEVOJË TË QËNDROJMË BASHKË

Pas rasteve te para me koronavirus në Han të Elezit, Dr. Lul Raka që nga mëngjesi vizitoi komunën e Hanit te Elezit ku u prit nga kreu i komunës Rufki Suma dhe stafi tjetër përgjegjës i kësaj situate pandemie. Dr. Luli u interesua për gjendjen e qytetarëve te infektuar dhe dha rekomandimet e tija se si duhet te sillemi ne raport me situatën. Kryetari Suma vlerësoi kontributin e dr. Lul Rakës që po jep në këto ditë të pandemisë përmes paraqitjeve të tija në media por edhe duke vizituar drejtpërdrejti zonat e prekura nga kjo epidemi. Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor nuk do të ju lëmë kurrë vetëm, në asnjë rrethanë e me asnjë çmim. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë të qëndrojmë bashkë! Së bashku deri në fitore. Ishte mesazhi i  DR.LUL RAKA.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …