Brickos

Edi Rama

Edi Rama: Më paketën e zgjeruar ekonomike do të mbështeten 176 mijë familje me nga 40 mijë lekë

Kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se paketa e zgjeruar ekonomike mbështet me pagesë direkt prej 40.000 lekësh 176 mijë familje. Sipas kreut të qeverisë, 100 mijë prej tyre janë të punësuar në bizneset e vogla, që sipas kryeministrit janë goditur në xhiro gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve. 66 mijë punonjës prej përfituesve janë ata që kanë punuar në bizneset e mëdha, ndërsa 10 mijë të tjerë janë të punësuar në sektorin e turizmit. Kjo shumë do të derdhet në llogaritë e tyre nga data 20 prill. Kryeministri paralajmëron që me ritmet se situatës shëndetësore të koronavirusit, parashikohet që një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve të kthehen në vendet e punës brenda majit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …