Dr. Murat Meha: Heroizmi i Tahir dhe Nebih Mehës kanë frymëzuar veçmas, Adem e Hamëz Shaban Jasharin dhe rininë atdhetare kudo në Kosovë

Dr. Murat Meha: Heroizmi i Tahir dhe Nebih Mehës kanë frymëzuar veçmas, Adem e Hamëz Shaban Jasharin dhe rininë atdhetare kudo në Kosovë

Në një bisedë për TV-Diellin dhe Radion-Kosova e Lirë, profesori universitar, dr. Murat Meha  ka shpjeguar disa segmente të jetës dhe veprës së kushëririt të tij, Tahir Meha, në vigjilje të 38-vjetorit të rënies heroike, bashkë ma babanë e tij, Nebihun  më 13 mars të vitit 1981.

Fillimisht Murat Meha ka sjellë në kujtesë kohën, kur gjatë bisedave që zhvilloheshin në odë, në vitet  70-të shekullit  XX, Tahiri interesohej të mësonte se si kishte luftuar gjyshi, Emini  në kohën e Azem Bejtës dhe babai, Nebihu  në kohën e Shaban Palluzhës. Ai kishte dëgjuar gjyshin Emin Lati-Meha kur kishte folur për kalimin e kufirit nëpër zonën e Junikut dhe pastaj  qëndrimin në rrethin e Krumës, ku kishte veçuar një kullë të gurit, që asokohe kishte qenë vendstrehim për luftëtarë e Azem Galicës që rrugëtonin për në Shqipëri.

Ai ka folur për qëndresën e Mehajve të Prekazit nga brezi në brez, duke spikatur fillimisht  gjyshin e Tahir Mehës, Emin Latin, i cili kishte qenë bashkëluftëtar i ngushtë i Azem Galicës, pastaj djali i Eminit dhe babai i Tahirit, Nebihu kishte qenë bashkëluftëtar i Komandantit të Drenicës, Shaban Palluzha.

Rezistenca e kësaj familje ka kulmuar më 13 maj të vitit 1981, kur forcat speciale të RFSJ-së, kishin rrethuar kullën e Tahir dhe Nebih Mehës me qëllim që ta arrestonin, por  kishin hasur në një rezistencë të fuqishme dhe të vendosur, duke u shkaktuar forcave speciale humbje të mëdha në njerëz.

 Atë ditë instancat shtetërore, politike e policore të Jugosllavisë pretendonin që publikisht ta manifestonin Festën e Sigurimit Shtetëror të planifikuar paraprakisht, si  një fitore kundër  irredentizmit dhe e nacionalizmit shqiptar, pikërisht në ditën e Milicisë së Shtetit, por ishin kthyer me humbje të mëdha e mbase edhe të papritura.

Murat Meha ka veçuar edhe faktin se ë 14 maj 1981, Ministri i Punëve të Brendshme të RSFJ-së, Franjo Herleviq kishte formuar komisionin për të zbardhur të gjitha rrethanat e luftimeve, meqë nuk i besohej se dy shqiptarë të armatosur kishin bërë aq kërdi mbi njësitë e tij speciale.

“Nga burime të ndryshme, madje nga vetë serbët kemi mësuar se gjatë luftimeve ishin vrarë më se 20 serbë. Kjo është dëshmuar edhe me faktin e porositjes së arkivoleve për të vrarët, në Mitrovicë. Ka indikacione se të vrarët e tjerë, përveç atyre katër të vrarëve e pesë të plagosurve, që ishin pranuar zyrtarisht, në mesin e tyre ka pasur të burgosur ordinerë, mercenarë pa familje, pa identitet të mirëfilltë” ka saktësuar Dr. Murat Meha.

Në bisedën e tij në studion e TV-Diellit, Murat Meha ka folur edhe për përudhën gjashtë mujore të mbajtjes nën vëzhgim policor të familjes Meha, në verë të vitit 1981, rezistenca e të cilit u kishte dhënë forcë atdhetarëve dhe shqiptarëve liridashës. Shumë nga ata vendosnin kurora lulesh te varrezat, në nderim të dëshmorëve. Sapo policia largonte lulet nga varrezat ato sërish i vendosnin liridashësit.  Familja ka qenë  vazhdimisht e  vëzhguar. Pjesëtarët e familjes për një kohë të gjatë e kishin pasur  të vështirë të zinin punë, edhe pse kishin kryer studimet.

Shembulli dhe heroizmi i Tahir dhe Nebih Mehës kanë frymëzuar veçmas, Adem Shaban Jasharin, Hamëz Shaban Jasharin dhe rininë atdhetare kudo në Kosovë. Betimi, për luftë kundër pushtuesit serb që bënë Jasharët dhe të pranishmit në varrimin e Tahir dhe Nebih Mehës, në maj të vitit 1981, në Prekaz, u bë realitet në luftën e UÇK-së, ndërsa sakrifica për atdhe e Jasharëve kishte përmbushur amanetin kombëtar që përshkoi shpirtin liridashës shqiptar kudo në trojet e atdheut.

Vëllai i Tahirit dhe i biri i Nebihut, Beqir Meha ka rënë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishte ndër bashkëluftëtarët më të afërt të Legjendarit, Adem Jashari dhe të Hamëz Jasharit. Edhe bijë të tjerë nga kjo familje si Emin Lati i riu ka marrë pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pastaj Mehmet Meha, axha i Tahrit e vëllai i Nebihut ishte kontribues për çështjen kombëtare, për pjesëmarrje ne organizata kundër pushtuesit qe nga burgu  i tij i parë ne vitet e 50-ta, pastaj në vitet e 80-ta për luftën e Tahirit e deri ne mbarim te luftës së UCK-së.  Zymer Meha me shumë  përkrahës të tjerë, me 30 dhjetor të vitit 1991 ishte në mbrojtje të Adem Shaban  Jasharit, në Prekaz kur ishte rrethuar për herë të patë Kulla e tij nga Milicia serbe e Milosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …