Sot në Tërpezë të Malishevës, u mbajt një tubim përkujtimor, kushtuar dëshmorit të kombit, Afrim Krasniqi

Sot në Tërpezë të Malishevës, u mbajt një tubim përkujtimor, kushtuar dëshmorit të kombit, Afrim Krasniqi

Sot në Tërpezë të Malishevës, është mbajtur një tubim përkujtimor, kushtuar dëshmorit të kombit dhe heroit, Afrim Krasniqi, komandant Drenica, i cili ra heroikisht në betejën e Kosharës, më 6 maj të vitit 1999. Në këtë tubim përkujtimor, krahas familjarëve dhe qytetarëve të shumtë, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes,  Rrustem Berisha,  deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Çerkin Dukolli, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, dhe personalitete të shumta.  Ata  vlerësuan lartë figurën e heroit të kombit dhe dëshmorit Afrim Krasniqi, si dhe kontributin  e tij në Betejën e Kosharës, por edhe kontributin e Malishevës, në përgjithësi, në të gjitha trevat.  Më pas, janë bërë nderime pranë lapidarit të dëshmorëve në Tërpezë, si dhe janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, aty ku prehet trupi i Afrim Krasniqit.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …