Brickos

Dr. Nazim Qehaja

Dr. Nazim Qehaja: Aty ku nuk funksionin ligji, lulëzon krimi

PAP-testi, në sëmurjet  e organeve gjenitale femërore, ka një rëndësi të jashtëzakonshme diagnostike dhe preventive. Si e tillë, në shumicën e shteteve të botës ose bëhet  falas (Participon shteti), ose ka çmim minimal. Në vendet e civilizuara, mes tjerash, nuk mund të pranohesh në punë pa rezultatin e PAP-testit. PAP -testi në moshat mbi 30 vjeçare, është i obliguar së paku 1 x në vit!

Çka është PAP-testi?

Është një metodë shumë e thjeshtë, jo e rëndë dhe pa asnjë të keqe, e cila konsiston në marrjen e sekretit vagjjnal dhe vendosjen e tij në një gjam mikroskopik, gjatë një vizite të zakonshme gjinekologjike me spekulm, e cila zgjatë 15 min. në maksimum! Në këtë rast, gjinekologu nuk ka asnjë përgjegjësi diagnostike, dmth. ai bën vetëm një procedurë fizike, ngase përgjegjësia diagnostike i kalon patologut, i cili sekretin e marrë e hulumton mikroskopikisht.

Por çka ndodhë tek ne?

E para, në ambulancat dhe në spitalet publike, në mungesë të laboratoreve  patologjike, PAP-testi nuk bëhët fare ose bëhët tepër rrallë.

E dyta, në ambulancat dhe në spitalet private, çmimi është tepër i lartë, ngase gjinekologu, ekzaminimin me spekulum e trajton si procedurë në vete, me çmim  20 – 25 euro dhe vetëm marrjen e sekretit, 1 min punë, e trajton si procedurë tjetër, gjithashtu 20 euro, ose më shumë!

E treta, kur materiali vjen te Patologu, i cili jep diagnozën citologjike, ky, patologu, në çmim real prej 10 eurove, duhet të llogarisë dhe përqindjen prej 5 deri 10 euro, të cilin duhet dhënë gjinekologut, duke rritur në këtë mënyrë çmimin total deri 60 euro, sa një gjysëm pensioni, se përndryshe, PAP-testi  nuk do të bëhët fare!

Ja, lexues të nderuar, pse ky shkrim u emërtua me titullin e lartëshënuar!

Ndoshta ky shkrim shkon në veshtë e Odës së mjekëve dhe të Ministrisë së shëndetësisë. E nëse ju e shpërndani, të vërtetën do ta kuptojnë të gjithë!

I këtillë është patriotizmi dhe humanizmi  ynë!

Prishtinë, 16. 07. 2019

Nazim Qehaja: NËNË  LLUPË MJEKËT E INKRIMINUAR !

(Gazeta ditore ZËRI, datë 8.08.2014)

Ripostim me shkas. Situata është identike edhe pas 5 viteve!

Kete shkrim po e filloj me konstatimin tim personal se

NE  SHQIPETARET  KA  TE NGJAR  SE  KURRE  NUK  KEMI DITUR  APO  NUK  KEMI DASHUR  TA  ZGJEDHIM GJAHUN  TE  CILIN DUHET  TA GODASIM !

Dua t’ju prezentoj vetem disa, prej shume aresyeve per nje shkrim te ketille, te motivuar nga titulli  i sipershenuar

Po shkruaj, pa asnje qellim mbrojtjeje apo fyerjeje per individ, grup apo kolektiv.

Po shkruaj per mjek te mirefillte,  ata te cilet studimet i kryejne brenda 6-8 viteve, me note mesatare 8-10 te merituar dhe specializim 6 vjeçar i percjellur me perfeksionim te vazhdueshem neper qendra klinike me renome boterore.

Mjeket me note mesatare gjashte te falur, me diploma te blera dhe fakultet te kryer me ndihmen e prinderve, politikajve apo edhe me trupin e shitur nuk jane objekt i ketij komenti.

Ata kane vetem diplome mjeku !

Jam shume, shume i sigurt se nje pjese shume e madhe, te mos them i gjithe populli i gezohet informatave se sot u burgose filan-filan mjeku sepse e paska kushtezuar filan-filan pacientin per 50, 100 apo edhe 300 euro.

Po, kushtezimi, jo vetem ne mjekesi por edhe  ne profesionet tjera eshte  veper e ndaluar dhe kerkon denim te merituar. Por, fatkeqesisht perveç  mjekesise nuk permendet askund tjeter.

Ryshfeti (shperblimi me lek apo gjesende tjera) nga ana e klientit, para kryerjes se sherbimit eshte gjithashtu veper e ndaluar dhe patjetersisht i denueshem.

Dhurata, pas kryerjes se sherbimit, gjithehere ne shenje mirenjohje per punen e kryer me suksese, jo qe nuk duhet te jete e ndaluar, por eshte edhe e preferuar si menyre mitivuese per pune te sukseseshme dhe te qendrueshme ne te gjitha lemite jetesore.

Mjekesia thone eshte veprimtari humane, e cila i tejkalon te

gjitha veprimtarite tjera. Ketu kerkohet pune e palodheshme, perkushtim,  studim i vazhdueshem dhe gadishmeri e perhershme, ne çdo kohe dhe ne çdo vend.

Bukur shume, le t’jete keshtu,  atehere e tille edhe duhet te trajtohet: Rroge minimale sa  5  rroga te deputetit, 3 te prifesorit apo  te inxinierit, kushte standarde per pune, suguri fizike dhe shendetesore si dhe kushtet tjera per jete: shtepi, makine, pushim te mjaftueshem ditor, mujor, vjetor, hapesire per rekreacion dhe mireqenje psiko-fizike stabile, individuale, familiare dhe kolektive.

Mendimi se mjeku sipas betimit te Hypokratit, duhet te jete gjithehere ne sherbim te te semuarve, pa marre parasysh shkallen e shperblimit, qofte edhe falas,  eshte    i gabuar, ekstrem dhe teper primitiv.

 Mjeku nuk eshte punetor social.  Per mjekun gjithe njerzit, te pasur dhe te varfur, kur jane te semuar jane vetem te semuar dhe si te tille te barabart kur kane nevoje per ndihmen e tij.

Mjeku gjate punes se tij nuk guxon te mendoj dhe ti selekcionoj njerezit sipas gjendjes materiale te tyre. Kjo nuk eshte kompetence dhe pergjegjesi e tij.

 Nuk ka sherbim pa shperblim, kete duhet ta dijm te gjithe, sherbimi i mjekut, shperblimi i popullit dhe shtetit.

Ti kthehemi korrupsionit dhe inkriminimit ne mjekesi !

Kushtezimi me lek, ne vlere te vogla, per punen e kryer me suksese eshte korrupsion, jo krim. Krim eshte nese kushtezimi shoqerohet edhe me demtim te shendetit dhe demtim ekstrem te mireqenjes ekonomike te individit.

Po japim ne vijim disa shembuj te krimit, te cilat heshten si nga populli ashtu edhe nga pushteti, pesha e te cilave eshte qindra here  me e rende se kjo e korrupsionit te mjekut.

  1. Propaganda mediatike (gazetari dhe Tv) e sherbimeve mjekesore, popullore dhe shkencore, per individ dhe institucione, pa verifikim paraprak profesional, me qellim  perfitimi te dyanshem material, i cili ne staza te gjata ka efekt te jashtezakonshem negativ mbi shendetin. Propaganda te ketilla ka per çdo dite, dhe jo qe askush nuk i  ndalon dhe denon por edhe nuk i gjykon !
  2. Ryshfeti, si forme e imponimit material per trajtime me metoda agresive dhe stresogjene pa indikacione ose me kontraindikacione per shendetin.
  3. Trajtimi me metoda agresive, stresogjene, invaliduese dhe varfnuese me qellim, thjeshte  perfitimi material, pa indikacione apo  me kontraindikacione ne institucionet shendetesore, veçanerisht ne ato private.
  4. Moszbatimi i metodologjise diagnostike, terapeutike dhe preventive, i qellimshem, gjithehere per perftim material,  por ne deme afatgjate te shendetit
  5. Tregtimi me shendetin e te semuarve permes aplikimit te  perqindjes. Tregtimi me kufoma dhe mosverifikimi i shkaqeve te vdekjes.
  6. Prodhimet farmaceutike pa supstance aktive, me permbajtje toksike dhe kancerogjene apo me afat te tejkaluar.

Disa shembuj te krimeve ekonomike, te cilat demtojne mireqenjen materiale dhe shendetesore te popullates:

  1. Moszyrtarizimi i participimit te sherbimeve mjekesore ne spitalet publike, ne forme ryshfeti,  te cilat ne gjithe Kosoven, momentalisht  edhe pse pa ndonje statistike zyrtare, arrijne shifren minimale ditore deri 20.000 eu. dhe qe te gjitha derdhen ne gjepa private.
  2. Participimi nga Qeveria e Kosoves i miliona eurove neper spitalet private, te ashtuquajtura nderkombetare, ne te cilat i semuari, nese nuk ka lek nuk pranohet fare, vdes ne rruge apo ne kiridore.
  3. Krim eshte uzurpimi i perditeshem i prones publike, ndertimi ne pronat publike, degradimi i qyteteve dhe i natyres, tjetersimi i prones publike, mosfunksionimi i shtetit, drejtesise, sigurise individuale dhe kolektive.

Ketu, me kete shkrim, keta mjek, jo te korruptuar dhe te inkriminuar,  por thjesht LYPSA dua t’i mbroj, jo pse dua te perkrah kushtezimin, i cili edhe mund te jete i  parapregaditur apo genjeshter nga persona te padinjitetshem, numri i te  cilve mes nesh nuk eshte i vogel, por pse keta jane viktime e te ashtuquajtures lufte kunder krimit, e siç thash me larte, ky edhe nuk eshte krim, por krim dhe kriminel jane te gjithe ata qe mjekut ia imponuan varferin dhe varshmerin, duke perfituar per vete miliona euro dhe nuk hetohen dhe nuk pergjigjen fare.

I vetmi faj i gjithe stafit mjekesor ne Kosoven e paseluftes, i cili ketu nuk mund te falet eshte perulja e papranueshme e tyre  para injorances. Ata duhej te ishin qe nga fillimi me te dinjitetshem dhe te mbronin vlerat e merituara, pa marre parasysh koston dhe pasojat.

Qendrimi fyes dhe urrejtes i nje pjese te madhe te popullates ndaj mjekve shqipetar ka nje hustori te gjate dhe perveç tjerash eshte pasoje edhe e mungeses se njohurive elementare dhe kultures shendetesore si dhe e keqedukimit mbi veprimtarine  e mjekut, detyrimet dhe te drejtat e tij.

Prishtine, 9.08.2014.

Prof. dr. Nazim F. Qehaja

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …