Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, pritet në selinë e NATO-s nga Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, z. Mark Rutte. Takimi u mbajt më 23 shtator 2025, në një kohë të ndjeshme për sigurinë euroatlantike, teksa Aleanca dhe vendet anëtare po intensifikojnë përpjekjet për të përballuar sfidat e reja në rajon dhe më gjerë. Në njoftim theksohet se diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit mes NATO-s dhe agjencive të inteligjencës së vendeve partnere, me qëllim parandalimin dhe adresimin e kërcënimeve hibride, kibernetike dhe të tjera që rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Vizita e Hysenit në selinë e NATO-s shihet si një hap i rëndësishëm në konsolidimin e rolit të Shqipërisë si vend anëtar i Aleancës dhe në thellimin e kontributit të saj në sigurinë kolektive.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama përgëzon fitoret e PS-së në zgjedhjet e pjesshme lokale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e …