Drejtoresha Krasniqi ka takuar Komunitetin e Prindërve në fshatin Bellanicë

Sot Drejtoresha për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka takuar Komunitetin e Prindërve në fshatin Bellanicë në ambientet e SHFMU” Ismail Qemali të këtij fshati. Rritja e bashkëpunimit, shkollë komunitet, është përfshirja e familjeve dhe e komunitetit në punën e shkollës dhe është njëri prej elementeve kryesore për të arritur rezultate më të mira të nxënësve, si dhe për shkolla më të hapura dhe më demokratike. Duke u mbështetur mbi këtë qëndrim, i cili është vërtetuar me studime të shumta rreth përfitimeve pozitive prej bashkëpunimit të shkollës me familjet dhe komunitetin lokal,  sot ka filluar takimi i parë me prindërit e fshatit Bellanicë, në SHFMU” Ismail Qemali”. Gjatë takimit në mënyrë shumë të hapur dhe vlerësuese, drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, bashkëbisedoi me shumë prindër, të cilët morën pjesë në takimin me DAE-në dhe Personelin Arsimor të Shkollës. U preken tema të shumta duke filluar nga infrastruktura shkollore, personeli arsimor, realizimi i aktiviteteve të përbashkëta dhe pa anashkaluar edhe kryerjen e detyrave të shtëpisë nga ana e nxënësve plan programin arsimor dhe të tjera. Ky lloj i takimit ishte premtuar në takimet e mëhershme dhe do të vazhdojë të realizohet edhe në shkolla të tjera, që të mund të dëgjohet zëri i prindërve nga afër për të gjitha temat arsimore dhe me synimin e vetëm për të mirën e nxënësve.

Mund të jetë një imazh i 12 persona

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …